Politike

QARKU KORÇË/ PS kryeson në të gjashtë bashkitë e qarkut

Në Bashkinë e Pogradec janë numëruar 36 kuti nga 106 dhe kryeson kandidati socialit Ilir Xhakolli gëzon 65% të votave, ndërsa rivali i tij Zini Tollozhina me vetëm 32.30%.

15 Maj 2023, 08:10 Nga f.i
QARKU KORÇË/ PS kryeson në të gjashtë bashkitë e
foto ilustruese

KORÇË- Në Bashkinë e Korçës janë numëruar deri më tani 70 qendra votimi nga 158 gjithsej. Kryeson bindshëm kandidati socialist Sotiraq Filo me 62.54% të votave përkundrejt 37.46% të kandidates së Bashkë Fitojmë, Ledina Alolli.

Në Bashkinë e Pustecit PS nga 8 kuti në total, deri më tani janë numëruar 7. Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PS, Pali Kolefski ka marrë rreth 64%, ndërsa kandidati i PD, Pandi Jani 36%. Ndërkohë që në Bashkinë e Devollit janë numëruar 26 kuti nga 49, ku kandidati i PS Eduard Duro kryeson me 52.% të votave, ndërsa Elvis Hajdërlli i BF me 47% të votave.

Në Bashkinë e Kolonjës janë numëruar 25 nga 28 kuti, dhe kandidati i Partisë Socialiste Erion Isaj kryeson bindshëm me 64% të votave, ndërsa rivali i tij Ethem Lumani 36%. Isai po shkon drejt një mandati të dytë.

Në Bashkinë e Pogradec janë numëruar 36 kuti nga 106 dhe kryeson kandidati socialit Ilir Xhakolli gëzon 65% të votave, ndërsa rivali i tij Zini Tollozhina me vetëm 32.30%. Në garë është edhe një kandidat i forcës Lëvizja e Re, Rezart Laraku, i cili ka marrë 2.02%. Edhe Bashkinë e Maliqit kryeson kandidati socialist Gezim Topçiu i cili merr një tjetër mandat sipas këtij rezultati. Ai merr 67.936% të votave kur janë numëruar vetëm 27 kuti nga 76. Kandidati i BF, Alfred Gega, merr 32.07% të votave.

Si shkoi procesi i zgjedhjeve?

Shqipëria mbajti një ditë më parë (14 Maj) zgjedhjet vendore 2023. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe u mbyllën zyrtarisht në orën 19:00. Tashmë ka nisur procesi i numërimit në disa bashki. Për herë të parë në Kamëz, Vorë dhe Elbasan pati votim dhe numërim elektronik dhe në të treja këto bashki, fitues doli PS. 

Mbi 3.6 milionë qytetarë kishin të drejtë vote, për të zgjedhur 61 kandidatë për kryebashkiakë. Në 61 bashki të vendit ishin të hapura 5213 qendra votimi. Mbi 500 qendra votimi shfaqën probleme teknike me identifikimin biometrik, duke shkaktuar vonesa në votime.

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll