Politike

Ndërpritet numërimi në Shijak/ Elton Arbana në avantazh

6156 vota ka marrë deri tani Elton Arbana, kurse  Rezeart Tusha 2671 vota.

15 Maj 2023, 08:18 Nga f.i
Ndërpritet numërimi në Shijak/ Elton Arbana në avantazh
foto ilustruese

DURRËS- Ndërpritet numërimi i kutive të votave në Shijak. Procesi është ndërprerë pasi kanë kërkuar të bëjnë pushim numëruesit.

Deri tani janë numëruar 36 kuti nga 54 që ka bashkia Shijak dhe si rezultat në avantazh me diferencë votash është Elton Arbana i PS-së. 6156 vota ka marrë deri tani Elton Arbana, kurse  Rezeart Tusha 2671 vota.

Si shkoi procesi i zgjedhjeve?

Shqipëria mbajti një ditë më parë (14 Maj) zgjedhjet vendore 2023. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe u mbyllën zyrtarisht në orën 19:00. Tashmë ka nisur procesi i numërimit në disa bashki. Për herë të parë në Kamëz, Vorë dhe Elbasan pati votim dhe numërim elektronik dhe në të treja këto bashki, fitues doli PS. 

Mbi 3.6 milionë qytetarë kishin të drejtë vote, për të zgjedhur 61 kandidatë për kryebashkiakë. Në 61 bashki të vendit ishin të hapura 5213 qendra votimi. Mbi 500 qendra votimi shfaqën probleme teknike me identifikimin biometrik, duke shkaktuar vonesa në votime.

zgjedhjet 14 maj 2023 shijak

Sondazh

Poll