Aktualitet

Shtrëngata dhe vranësira të dendura në të gjithë vendin, si parashikohet të jetë moti për sot

Moti parashikohet në pjesën e parë të ditës me vranësira deri të dendura, shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët, ndërsa në qendër dhe veri deri mesatar në formën e shtrëngatave.

15 Maj 2023, 07:33 Nga m.s
Shtrëngata dhe vranësira të dendura në të gjithë
moti per sot

TIRANE- Ndonëse ndodhemi në pikën kulmore të stinës së pranverës (për pak ditë hyjmë zyrtarisht në stinën e verës) vendi ynë po vijon të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Për ditën e hënë, moti parashikohet në pjesën e parë të ditës me vranësira deri të dendura, shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët, ndërsa në qendër dhe veri deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Më pas në pjesën e dytë të ditës, mot kryesisht i kthjellët e alternime vranësirash kalimtare.

TEMPERATURAT

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 17 / 25 °C

në vendet e ulëta: 16 / 23 °C

në vendet malore: 12 / 17 °C

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll