Aktualitet

Aksident në Divjakë, ndërron jetë 40-vjeçari

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor "Divjakë-Gradishtë", ku edhe ndërroi jetë i riu me iniciale B.E.

14 Maj 2023, 19:46 Nga k.m.
Aksident në Divjakë, ndërron jetë 40-vjeçari
Foto ilustruese

DIVJAKË- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Divjakë, me pasojë vdekjen e një 40-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor "Divjakë-Gradishtë", ku edhe ndërroi jetë i riu, i identifikuar si Bashkim Elezi.

Divjakë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:00, në aksin rrugor "Divjakë-Gradishte", në vendin e quajtur "Mëhallëz" automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin Q. Ç., 56 vjeç, banues në Divjakë, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. E., 40 vjeç, banues në Kamenicë, Divjakë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi B. E. Shtetasi Q. Ç. është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

divjake bashkim elezi

Sondazh

Poll