Aktualitet

Kërcënohet Salvador Kaçaj, ish-kreu i Komunës Shëngjin! Denoncimi: Dy persona më prenë rrugën, nxorrën armët

Ai tregon se një prej tyre, është afruar në drejtim të mjetit të tij dhe i ka nxjerrë armën e zjarrit.

14 Maj 2023, 19:29 Nga F.M
Kërcënohet Salvador Kaçaj, ish-kreu i Komunës
Salvador Kaçaj

SHËNGJIN- Ish-kreu i Komunës Shëngjin, Salvador Kaçaj është kërcënuar këtë pasdite. Ka qenë vetë Kaçaj ai që ka bërë kallëzimin në Policinë e Lezhës, ku ka deklaruar se është kanosur nga dy persona. Kaçaj ka thënë se është kërcënuar nga dy persona, që i kanë prerë rrugën në Shëngjin. Ai tregon se një prej tyre, është afruar në drejtim të mjetit të tij dhe i ka nxjerrë armën e zjarrit. Kaçaj mbështet koalicionin 'Bashkë Fitojmë' në këto zgjedhje dhe dyshohet se ky kërcënim ka si prapavijë zgjedhjet lokale. 

kercenohet salvador kacaj salvador kacaj

Sondazh

Poll