Aktualitet

I shpëtoi atentatit, Salvador Kaçaj: S'e kam parë kurrë veten para armës! Ishte një 'Audi' i bardhë...I them Ndreut që në Lezhë e mundim 3 me 0

Gjithsesi, sipas Kaçaj, fitorja e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë, do të jetë spektakolar. 

14 Maj 2023, 21:49 Nga F.M
I shpëtoi atentatit, Salvador Kaçaj: S'e kam parë
Salvador Kaçaj

TIRANË- Salvador Kaçaj, i cili u kërcënua këtë mesditë ka treguar se është ndjerë mjaft i frikësuar kur ka parë që një makinë e tipit 'Audi' me njgyrë të bardhë i ka bllokuar rrugën. Në një konferencë të përbashkët me kryedemokratin Sali Berisha, Kaçaj tha se makina nuk kishte targa. Gjithsesi, sipas Kaçaj, fitorja e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë, do të jetë spektakolar. 

Pjesë nga fjala e Kaçajt:

Ka ditë që në Lezhë dhe në Kurbin ushtrohet presion, por që të arrinin deri aty sa të më dilnin përpara me armë....Kemi arritur të shpëtojmë vetëm falë manovrave të shoferit tim që siç tha dhe Berisha, është një ish-garsist. Gjithsesi, ju them se rezultati do të jetë 3 me 0 në Lezhë, fitorja është e pandalshme. Kam luajtur futboll shumë vite në Evropë, por që të qarkullojnë makina pa targa, nuk e kam parë në asnjë vend të botë. Një nga makinat ishte "Audi" me ngjyrë të bardhë. Na kanë ndjekur për rreth 3 kilometra. Nuk na arritën dot falë manovrave. Ka pasur kërcënime nga bandat e Pjerin Ndreut. Rama është marrë personalisht me mua. Unë jam krenar për mbështetjen që i kam dhënë Pashkë Gjonit dhe Behar Haxhiut në Kurbin. Nuk e kam parë ndonjëherë vetën kaq ngushtë, të shihke veten para armës. Por ata janë njerëz kriminelë, pushteti nuk merret me kriminelë dhe këtë do ta shohin kur të dalin votat. Do të jetë rezultat spektakolar. 

 

salvador kacaj kercenohet salvador kacaj

Sondazh

Poll