Aktualitet

Zbardhet kallëzimi! Si iu shmang Kaçaj dy të armatosurve që i prenë rrugën në Milot, dëshmia: Isha me djalin dhe shoferin, manovrova në kohë

Sipas kallëzimit të depozituar nga Kaçaj, një prej personave ka zbritur nga mjeti dhe është afruar në drejtim të tij me armë zjarri në dorë.

14 Maj 2023, 19:58 Nga F.M
Zbardhet kallëzimi! Si iu shmang Kaçaj dy të armatosurve
Salvador Kaçaj

MILOT- Është zbardhur kallëzimi dhe njoftimi i Policisë së Lezhës i ish-kreut të Komunës së Shëngjinit, Salvador Kaçaj. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se Kaçaj, 56 vjeç, i cili në këto zgjedhje lokale mbështet koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’, ka qenë duke udhëtuar së bashku me djalin e shoferin e tij në aksin rrugor Lezhë-Milot, dhe konkretisht sapo kalon vendin e quajtur M+, dy automjete i kanë dalë përpara dhe i kanë bllokuar rrugën.

Sipas kallëzimit të depozituar nga Kaçaj, një prej personave ka zbritur nga mjeti dhe është afruar në drejtim të tij me armë zjarri në dorë. Kaçaj shton se ka manovruar duke kthyer mjetin me shpejtësi dhe duke u larguar në drejtim të Lezhës ku dhe ka depozituar kallëzimin. Policia njofton se kanë nisur hetimet, por ende nuk dihet se kush fshihet pas këtij kërcënimi dhe nëse ka prapavijë elektorale.

Njoftimi:

Rreth orës 18:00, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi Salvador Kaçaj 56 vjeç, banues në Lezhë, dhe ka bërë kallzim se ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij së bashku me djalin e shoferin, në aksin rrugor Lezhë-Milot, dhe konkretisht sapo kalon vendin e quajtur M+, dy automjete i kanë dalë përpara duke i bllokuar rrugën. Nga automjetet kanë zbritur dy persona të panjohur prej tij, ku njëri prej tyre është afruar me vrap në drejtim të mjetit të tij dhe dyshohet se në dorë mbante një pistoletë. Drejtuesi i mjetit ku udhëtonte shtetasi S.K., ka manovruar duke e kthyer mjetin në drejtim të Lezhës dhe kanë ardhur menjëherë në polici ku kanë bërë edhe kallzimin," njoftoi policia. Në lidhje me kallzimin e shtetasit S.K., shërbimet e Policisë kanë njoftuar menjëherë Prokurorin si dhe nën drejtimin e tij, po kryejnë të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale me qëllimin zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

salvador kacaj kercenohet salvador kacaj

Sondazh

Poll