Politike

DURRËS/ Sako kryeson ndaj Igli Carës me rreth 2700 vota diferencë! PS kryeson në Shijak e Krujë

Kandidatja socialiste Emirjana Sako kryeson me 55.90% të votave përkundrejt 44.10% të votave të rivalit të saj  Igli Cara, kandidat i ‘Bashkë Fitojmë’.

15 Maj 2023, 08:03 Nga f.i
DURRËS/ Sako kryeson ndaj Igli Carës me rreth 2700 vota
foto ilustruese

DURRËS- Në Bashkinë Durrës janë numëruar 89 kuti nga 342 gjithsej. Kandidatja socialiste Emirjana Sako kryeson me 55.90% të votave përkundrejt 44.10% të votave të rivalit të saj  Igli Cara, kandidat i ‘Bashkë Fitojmë’. Diferenca mes tyre është 2690 vota.

Në Bashkinë e Shijakut janë numëruar 24 nga 54 kuti dhe deri më tani kryeson kandidati socialist Elton Arbana me 70.35% të votave. Ndërsa Rezart Tusha i BF është në kuotat e 29.65%.

Në Bashkinë e Krujës janë numëruar deri tani 21 kuti nga 92 që janë gjithsej. Artur Bushi i PS kryeson bindshëm me 63% ndërsa Agron Loka me 37%.

Si shkoi procesi i zgjedhjeve?

Shqipëria mbajti një ditë më parë (14 Maj) zgjedhjet vendore 2023. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe u mbyllën zyrtarisht në orën 19:00. Tashmë ka nisur procesi i numërimit në disa bashki. Për herë të parë në Kamëz, Vorë dhe Elbasan pati votim dhe numërim elektronik dhe në të treja këto bashki, fitues doli PS. 

Mbi 3.6 milionë qytetarë kishin të drejtë vote, për të zgjedhur 61 kandidatë për kryebashkiakë. Në 61 bashki të vendit ishin të hapura 5213 qendra votimi. Mbi 500 qendra votimi shfaqën probleme teknike me identifikimin biometrik, duke shkaktuar vonesa në votime.

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll