Politike

Tensione në Himarë, sherr mes përfaqësuesve të 'Bashkë Fitojmë' dhe PS jashtë KZAZ 88

Shkak i konfliktit është bërë largimi i disa numëruesve nga tavolinat ku pritet rikthimi i tyre.

15 Maj 2023, 07:54 Nga A.B
Tensione në Himarë, sherr mes përfaqësuesve të
Sherri

HIMARË- Dita e sotme ka nisur me tensione në bashkinë Himarë, teksa vijon numërimi i vota për kryetarë bashkie. Jashtë KZAZ 88 ka pasur një sherr të çastit mes përfaqësuesve të Bashkë Fitojmë dhe Partisë Socialiste, por që situata më pas është qetësuar.

Shkak i konfliktit është bërë largimi i disa numëruesve nga tavolinat ku pritet rikthimi i tyre.

Në Himarë vijon një garë e fortë mes Fredi Belerit dhe Jorgo Goros. Diferenca është rreth 200 vota në favor të Goros. Kanë mbetur 6 kutitë e fundit për numërim.

Si shkoi procesi i zgjedhjeve?

Shqipëria mbajti një ditë më parë (14 Maj) zgjedhjet vendore 2023. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe u mbyllën zyrtarisht në orën 19:00. Tashmë ka nisur procesi i numërimit në disa bashki. Për herë të parë në Kamëz, Vorë dhe Elbasan pati votim dhe numërim elektronik dhe në të treja këto bashki, fitues doli PS. 

Mbi 3.6 milionë qytetarë kishin të drejtë vote, për të zgjedhur 61 kandidatë për kryebashkiakë. Në 61 bashki të vendit ishin të hapura 5213 qendra votimi. Mbi 500 qendra votimi shfaqën probleme teknike me identifikimin biometrik, duke shkaktuar vonesa në votime./Dosja.al

zgjedhjet 14 maj 2023

Sondazh

Poll