Politike

PS fiton në Ersekë! Isai rikonfirmohet në detyrë, shfaqet i gëzuar, heq edhe fashën nga hunda: S'kisha qenë ndonjëherë gangster në jetën time

Erion Isai u konfirmua se do të jetë për 4 vitet e ardhshme kryetar i Bashkisë Kolonjë.

15 Maj 2023, 07:18 Nga A.B
PS fiton në Ersekë! Isai rikonfirmohet në detyrë, shfaqet i
Erion Isai

ERSEKË- Zyrtarisht Partia Socialiste ka fituar në Ersekë. Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai u konfirmua se do të jetë për 4 vitet e ardhshme kryetar i Bashkisë Kolonjë.

Të gjitha ato që kemi thënë do t’i bëjmë. Ndodhi ajo që kishim thënë, jo vetëm këtu, por në të gjithë Shqipërinë. Kjo nuk është fitorja ime, është fitorja e Partisë Socialiste, një ekipi të madh që është pas meje, që janë super patronazhistët që bëjnë punën e tyre të mrekullueshme për t’i dhënë zhvillim Shqipërisë,” – u shpreh Isai për Euronews Albania.

'Unë mbusha portalet, s'kisha qenë ndonjëherë gangster në jetën time. Dola me manikotë në hundë. E hoqa se ishte bërë pis nga orët e gjata, do ta vej prapë'- shton ai në fund, duke përmendur ngjarjen e një dite më parë ku pretendoi se ishte dhunuar nga mbështetës të 'Bashkë Fitojmë'.

Rezultati përfundimtar ishte 3.873 vota përballë 2.150 votave të Ethem Lumanit nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. 65% me 35%./Dosja.al

erion isai zgjedhjet 14 maj 2023

Sondazh

Poll