Politike

Vajti për të votuar, nuk rezulton askund! Qytetati nga Kamza ironizon: Sikur kam vdekur, do shkoj kur të ketë zgjedhje Serbia

Afrim Klosi tha me ironi shtoi se do shkojë që të votojë kur të ketë zgjedhje në Serbi, pasi në Shqipëri, nuk e ka të mundur.

14 Maj 2023, 16:47 Nga k.m.
Vajti për të votuar, nuk rezulton askund! Qytetati nga Kamza ironizon:
Afrim Klosi

KAMËZ- Afrim Klosi shkoi për të votonte, por emri i tij nuk figuronte askund, ndryshe nga familjarët e tij. Në një intervistë për "Syri", Afrim Klosi tha me ironi shtoi se do shkojë që të votojë kur të ketë zgjedhje në Serbi, pasi në Shqipëri, nuk e ka të mundur.

"Nuk dal fare. Sikur të kem vdekur, shkoj tek një godinë, shkoj tek tjetra nuk jam. Anëtarët e familjes time janë, unë jo. Unë banues në Kamëz jam, pasaportizim kam. Kam votuar edhe herë tjetër, por kësaj here nuk ekzistoj fare. Më thanë dil jashtë. Tani po mendoj të votoj në Serbi se këtu nuk lejohet. Në Bashkinë Kamëz nuk votoj dot,"-u shpreh ai para mikrofonit.

afrim klosi zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll