Politike

VIDEO/ Shefja e gjendjes civile dhe punonjësja e Bashkisë së Tiranës te shkolla 'Dhora Leka', intimidojnë qytetarët të VOTOJNË

Ato janë filmuar duke intimiduar qytetarët që të shkojnë për të votuar. Dhjetëra e qindra zyrtarë të bashkisë janë denoncuar nga qytetarët. 

14 Maj 2023, 16:16 Nga a.l
VIDEO/ Shefja e gjendjes civile dhe punonjësja e Bashkisë së
Foto ilustruese

TIRANË- Shefja e gjendjes civile dhe punonjësja e Bashkisë së Tiranës është parë pranë shkollës 'Dhora Leka' po vijon procesi i votimit. Ato janë filmuar duke intimiduar qytetarët që të shkojnë për të votuar. Dhjetëra e qindra zyrtarë të bashkisë janë denoncuar nga qytetarët. 

Sot shqiptarët do votojnë për 61 kryetarët e rinj të bashkive dhe për Këshillat Bashkiakë. 3 milionë e 650 mijë e 550 qytetarë me të drejtë vote, 122 mijë e 545 të rinj votojnë për herë të parë. Në 61 bashki të vendit janë të hapura 5 213 qendra votimi nga ora 07:00-19:00. Për herë të parë në Kamëz, Vorë dhe Elbasan do të ketë votim dhe numërim elektronik. Rezultati pritet të dalë pak minuta pas orës 19:00 dhe do të mësohen drejtuesit e rinj të bashkive.  

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll