Politike

'Fitorja është e sigurt, ndryshimin e kërkon sot i madh e i vogël'/ Luçiano Boçi thirrje qytetarëve: Dilni masivisht në votime

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit Luçiano Boçi nw njw deklaratw pwr mediat i ka bërë thirrje sot qytetarëve që të marrin masivisht pjesë në votime dhe të bëhen pjesë e ndryshimit që do të vijë në bashkinë e Elbasanit.

14 Maj 2023, 16:35 Nga a.l
'Fitorja është e sigurt, ndryshimin e kërkon sot i madh e i
Luçiano Boçi

ELBASAN- Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit Luçiano Boçi në një deklaratë për mediat i ka bërë thirrje sot qytetarëve që të marrin masivisht pjesë në votime dhe të bëhen pjesë e ndryshimit që do të vijë në bashkinë e Elbasanit. Ai tha se sot vendoset fati i qytetit. 

Dilni masivisht në votime nëse doni një bashki me shërbime më të mira dhe me zhvillim ekonomik. Fitorja është e sigurt, ndryshimin e kërkon sot i madh e i vogël. Bashkë do e sjellin e bashkë do e bëjmë ndryshimin. Sot vendoset fati i qytetit dhe i fëmijëve tanë. Dilni dhe votoni, bëhuni pjesë e ndryshimit dhe e fitores për bashkinë që do i përkasë që nga nesër të gjithë qytetarëve.  PS e ka mbështetur fushatën e saj në akuza të pista, siç edhe kanë qenë akuzat pararendëse. Ne jemi thirrur nga komisionarët tanë për shkak të pranisë së autoriteteve administrative bashkiake të zyrtarit që nuk duhet të jenë të pranishëm atje. Ne nuk kemi kërkuar me dhunë votën e administratës siç edhe e ka kërkuar PS”, tha ai. 

Sot shqiptarët do votojnë për 61 kryetarët e rinj të bashkive dhe për Këshillat Bashkiakë. 3 milionë e 650 mijë e 550 qytetarë me të drejtë vote, 122 mijë e 545 të rinj votojnë për herë të parë. Në 61 bashki të vendit janë të hapura 5 213 qendra votimi nga ora 07:00-19:00. Për herë të parë në Kamëz, Vorë dhe Elbasan do të ketë votim dhe numërim elektronik. Rezultati pritet të dalë pak minuta pas orës 19:00 dhe do të mësohen drejtuesit e rinj të bashkive.   

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll