Politike

SHERRI I PLOTË- Shef gjatë javës, vëzhgues në fundjavë/ Flamur Gjuzi PËRPLASET me Jona Hysajn: Je mashtruese, drejtor jam, pse ç'ka?

Teksa po e denonconte, Hysaj u përfshi në një përplasje të ashpër me Gjuzin.

14 Maj 2023, 16:03 Nga k.m.
SHERRI I PLOTË- Shef gjatë javës, vëzhgues në
Flamur Gjuzi dhe Jona Hysaj

DURRËS- Administrata është e përfshirë në zgjedhje. Një prej tyre është edhe Flamur Gjuzi drejtori i Drejtorisë Rajonale të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Durrës. Ai ka pasur edhe një përplasje me sekretaren e Marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysaj e cila ishte duke folur live në SYRI TV. Teksa po e denonconte, Hysaj u përfshi në një përplasje të ashpër me Gjuzin.

PJESË NGA DEBATI:

Jona Hysaj: Fillimisht kam mbërritur sot në 7.30 dhe jam përballur me zotin Flamur Gjuzi, i cili është drejtor pranë Drejtorisë Rajonale të Fondit të Siguimit të Detyrueshëm Shëndetësor në Durrës. Ai deklaroi se ishte e shtunë, e dielë e kishte pushim, e ajo që ndodhi. Fakti që është ulur në Komisioni Zgjedhorm gjë që është e ndaluar për një person që është pjesë e administratës. Ndërkohë nga ana tjetër ajo që ne shohim është pamja që zoti Gjuzi është ulur ngjitur me komisionin. Unë mashtruese pse?

Flamur Gjuzi: Je mashtruese, po ta them unë. Kë kam intimiduar unë?

Jona Hysaj: Ti si vëzhgues nuk duhet që të rrish atje.

Flamur Gjuzi: Mashtruese je sepse nuk flet realitetin. Jam vëshgues, jam drejtor pse? Ditën e dielë, po. Lejohet. Ma trego Kodin Zgjedhor, ku nuk lejohet.

Jona Hysaj: Në ndryshim nga ty unë nuk kam asnjëlloj posti në administratë shtetërore.

Flamur Gjuzi: Yt bashkëshort ishte ai që ishte drejtori i Kadastrës.

Jona Hysaj: Nuk më intimidon fare. Kur tenton që të bësh intimidimin me mua, imagjino çfarë mund t'i bësh qytetarëve.

flamur gjuzi jona hysaj zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll