Politike

PD denoncon/ Qytetari në Vlorë fotografon votën dhe e publikon në rrjete sociale

Një qytetar ka fotografuar votën dhe e ka publikuar në rrjete sociale.  Në foton e publikuar në Facebook, qytetari ka treguar publikisht votën për PS. 

14 Maj 2023, 15:59 Nga a.l
PD denoncon/ Qytetari në Vlorë fotografon votën dhe e publikon
Fleta e votimit

VLORË- Një tjetër shkelje është raportuar në procesin e votimit, këtë herë në Vlorë. Një qytetar ka fotografuar votën dhe e ka publikuar në rrjete sociale.  Në foton e publikuar në Facebook, qytetari ka treguar publikisht votën për PS. 

Fotografimi i votës është një veprim në kundërshtim me ligjin zgjedhor. Rasti është denoncuar nga Partia Demokratike e cila ka dënuar me forcë këtë fenomen dhe apelon institucionet të marrin masa.  

Edhe në Lezhë një qytetar ka filmuar procesin e votimit dhe e ka publikuar në rrjete sociale. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, në një nga qendrat e votimit në këtë qark. 

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll