Politike

Thyen heshtjen zgjedhore, PS kërkesë në KQZ: Të gjobitet Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi

Sipas denoncimit thuhet se Këlliçi ka lidhur apelin për qytetarët me premtimet elektorale duke përmendur autobusin falas gjatë fushatës, ndërsa ndërhyrje mendohet se është bërë edhe nga Boçi.

14 Maj 2023, 16:25 Nga k.m.
Thyen heshtjen zgjedhore, PS kërkesë në KQZ: Të gjobitet
Luçiano Boçi dhe Belind Këlliçi

TIRANË- Partia Socialiste ka denoncuar kandidatët e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Belind Këlliçin dhe Luçiano Boçin. Me dy dokumenta, Partia Socialiste pretendon se të dy kanë shkelur nenin 77 të Kodit Zgjedhor.

Sipas denoncimit thuhet se Këlliçi ka lidhur apelin për qytetarët me premtimet elektorale duke përmendur autobusin falas gjatë fushatës, ndërsa ndërhyrje mendohet se është bërë edhe nga Boçi. Në nen thuhet se subjekti zgjedhor që thyen heshtjen zgjedhore sipas nenit 77 të këtij Kodi, gjobitet nga KQZ me 500 000 lekë.

DOKUMENTET: 

luciano boci belind këlliçi zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll