Politike

Ndodh në Kamëz! Një person voton për 3 veta, komisionari i “BF” DENONCON: Administrata shoqëron qytetarët

Një nga komisionerët e koalicionit "Bashkë fitojmë", bëri me dije se në shkollën “Ahmet Zogu” në Bathore, një person ka votuar për 3 veta.

14 Maj 2023, 16:43 Nga k.m.
Ndodh në Kamëz! Një person voton për 3 veta, komisionari i
Komisioneri

KAMËZ- Probleme me procesin e votimit janë regjistruar në Kamëz. Një nga komisionerët e koalicionit "Bashkë fitojmë", bëri me dije se në shkollën “Ahmet Zogu” në Bathore, një person ka votuar për 3 veta. Por po ashtu theksoi edhe problemin me administratën që është e angazhuar tërësisht për zgjedhje. 

“Pak para minutash erdhi dikush që votoi me dhunë edhe për prindërit. Votoi dhe iku, komisioni nuk flet,. është bërë problem i madh. Sepse vetëm një person do votojë për veten”, tha një nga komisionarët e “BF”. Komisioni nuk reagojnë në raste kur ka shkelje, nuk zbatojnë ligjin kur dikush voton me forcë. Administrata e përqendruar në të gjitha qendrat e votimit. Në asnjë rast nuk është ndërhyrë. Administrata orienton qytetarët si votojnë. Nëse nuk përshtatet me dëshirën e tyre të votimit nuk i lënë të votojnë. sapo shohin mediat largohen dhe fshihen pas mjeteve që të mos kapen nga kamerat. Sapo ju të largoheni do rikthehen të mbarojnë misionin e tyre,”- tha ai.

Ndërkohë, pak para tij, një tjetër përfaqësues i koalicionit ka deklaruar se administrata nuk lejon qytetarët të votojnë.

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll