Politike

'Për çfarë janë këto listat?'/ DENONCIMI- Zëvendësministrja Bello FILMOHET me lista emërore pranë KZAZ-së, përgjigja: Të tregoj ty sa punë të keqe bën

Teksa e pyet se çfarë janë listat që ndodhen pranë saj, zëvendësministrja i përgjigjet se janë për t'i treguar qytetares sesa punë të keqe bën. 

14 Maj 2023, 15:42 Nga a.l
'Për çfarë janë këto listat?'/ DENONCIMI-
Vilma Bello

VLORË- Teksa procesi i votimit në qendra e votimit në Vlorë vijon, një qytetare ka denoncuar përmes një videoje ku Zëvendësminitrja e Turizimit dhe Mjedisit Vilma Bello, shfaqet pranë KZAZ-së me persona të tjerë të administratës në Vlorë. Pranë saj qytetarja ka filmuar edhe një listë emërore. Teksa e pyet se çfarë janë listat që ndodhen pranë saj, zëvendësministrja i përgjigjet se janë për t'i treguar qytetares sesa punë të keqe bën. 

Qytetarja: Për cfarë janë këto listat zonja zëvendës ministre?

Bello: Për të treguar ty sesa punë të keqe bën

Qytetarja: Unë?

Bello: Po ti 

Sot shqiptarët do votojnë për 61 kryetarët e rinj të bashkive dhe për Këshillat Bashkiakë. 3 milionë e 650 mijë e 550 qytetarë me të drejtë vote, 122 mijë e 545 të rinj votojnë për herë të parë. Në 61 bashki të vendit janë të hapura 5 213 qendra votimi nga ora 07:00-19:00. Për herë të parë në Kamëz, Vorë dhe Elbasan do të ketë votim dhe numërim elektronik. Rezultati pritet të dalë pak minuta pas orës 19:00 dhe do të mësohen drejtuesit e rinj të bashkive.  

zgjedhjet lokale 14 maj 2023 vilma bello

Sondazh

Poll