Politike

Voton kandidati i “Bashkë fitojmë” në Berat, denoncon shkeljet: Duam zgjedhje të qeta

Ai ka denoncuar prezencës e shumë forcave policore që kanë qarkulluar gjatë natës,të shoqërua nga automjete që nuk janë nga Berati.

14 Maj 2023, 12:15 Nga f.i
Voton kandidati i “Bashkë fitojmë” në Berat, denoncon
Zija Ismaili

BERAT- Kandidati i “Bashkë fitojmë” në Berat, Zija Ismaili ka ushtruar të drejtën e votës. Pas votimit Imaili ka deklaruar për mediat se situata ka qënë problematike në 24-orët e fundit.

Ai ka denoncuar prezencës e shumë forcave policore që kanë qarkulluar gjatë natës,të shoqërua nga automjete që nuk janë nga Berati.

“Dua të denoncojë forcat e shumta të policisë, i bëj thirrje ministrisë së brendshme të distancohet nga këto akte. Ne duam zgjedhje të qeta. qytetarët e Beratit janë njerëz të kulturuar që duan qetësi”,-tha Zija Ismaili.

zgjedhjet lokale 14 maj 2023 berat

Sondazh

Poll