Politike

Bashkë Fitojmë denoncon shkeljet në Vlorë: PS kërkon të marrë listën e votuesve për të futur në lojë patronazhistët

Cakrani ka shtuar se PS-në e ka zënë paniku në qytet dhe për këtë kërkon të ndërhyjë me listat e votuesve.

14 Maj 2023, 11:58 Nga I.A
Bashkë Fitojmë denoncon shkeljet në Vlorë: PS kërkon
Armando Cakrani

VLORË- Koalicioni Bashkë Fitojmë ka denoncuar shkeljen e ligjit në shumë qendra votimi në Vlorë. Armando Cakrani nga shtabi i kandidatit Hysni Sharra ka theksuar se po përdoren listat e zgjedhësve megjithëse pajisja elektronike e identifikimit ende nuk ishte testuar që nuk punonte. Cakrani ka shtuar se PS-në e ka zënë paniku në qytet dhe për këtë kërkon të ndërhyjë me listat e votuesve.

“Partia Socialiste duke qenë në panikun e humbjes së thellë është duke prishur procesin zgjedhor. Procesi në pjesën më të madhe të qendrave po zhvillohet në shkelje të kodit zgjedhor. Sipas urdhrit të KQZ-së, vetëm në rast se pajisja PEI nuk punon pasi provohet disa herë, atëherë identifikimi bëhet përmes listës së zgjedhësve që merret nga zarfi. Nga provat që kemi deri tani, pamje filmike, fotografime në disa qendra të qytetit të Vlorës, shkelja e ligjit po bëhet në disa qendra votimi. Qëllimi i vetëm është paniku që i ka zënë duke kërkuar që të nxjerrin listat e votimit nga kutitë për të bërë më pas patronazhimin, për të sjellë në votim të gjithë personat që kanë në dorë. Kjo nuk ka për të ndodhur. Qytetarët e Vlorës do të votojnë të lirë. Thirrja jonë është që të gjithë të shkojnë për të votuar”, tha Cakrani.

armando cakrani zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll