Politike

Voton Bardh Spahia, thirrje autoriteteve: Siguroni lirinë e votës, ky qytet nuk është i krimit dhe korrupsionit

Spahia u shpreh se autoritetet duhet të jenë të vëmendshëm sot dhe të ruajnë votën e lirë të qytetarëve. 

14 Maj 2023, 11:51 Nga F.M
Voton Bardh Spahia, thirrje autoriteteve: Siguroni lirinë e votës, ky
Bardh Spahia

SHKODËR- Kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në votime. Pasi votoi, në një prononcim për mediat, ai deklaroi se Shkodra nuk mund të lihet në duart e krimit dhe korrupsionit. Spahia u shpreh se autoritetet duhet të jenë të vëmendshëm sot dhe të ruajnë votën e lirë të qytetarëve. 

Pjesë nga fjala e Bardh Spahias: 

Më lejoni të tregoj mirënjohjen nga gazetarëve. U bëj thirrje qytetarë që të drejtohen në kutitë e votimit dhe të vazhdojmë t'i kthejmë shkëlqim Shkodrës së bukur e të artit, larg krimit e korrupsionit. Denoncime kemi bërë vazhdimisht, jo vetëm gjatë ditës së sotme, por edhe gjatë ditëve të kaluara. U bëj thirrje strukturave që të garantojnë lirinë në këtë ditë të shënuar. Interesi i qytetarëve duhet treguar vazhdimisht në kutitë e votimit. 

bardh spahia zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll