Politike

Zgjedhjet në Himarë/ Familja e Goros në kundërshtim me KQZ-në, vëzhgon procesin në lokal, kapet punonjësi i Bashkisë duke mbledhur kartat

Shtabi i Belerit ka denoncuar edhe një rast të një punonjësi të bashkisë i cili është kapur duke mbledhur karta ID.

14 Maj 2023, 11:48 Nga A.B
Zgjedhjet në Himarë/ Familja e Goros në kundërshtim me
Qendra e votimit

HIMARË- Punonjës së administratës, bashkisë Himarë, por edhe vete bashkëshortja e Jorgo Goro, prej fillimit të votimit po qëndrojne duke vëzhguar procesin, folur me votuesit, në një lokal, në distancë minimale 50 metra, larg qendrës së votimit.

Në vendimin e KQZ-së nuk lejohet që kjo gjë të ndodh teksa punonjësit e administratës, familjarët e kandidatëve duhet të qëndrojnë minimumi 150 metra larg qendrave të votimit.

Shtabi i Belerit ka denoncuar edhe një rast të një punonjësi të bashkisë i cili është kapur duke mbledhur karta ID.

3.650.550 shtetas shqiptarë kanë të drejtën e votes. 122.545 persona votojnë për herë të parë. 5213 qendra votimi janë të hapura në 61 bashkitë e vendit. Qytetarët zgjedhin kryebashkiakun dhe Këshilltarët për Këshillat Bashkiakë./Dosja.al

zgjedhjet lokale 14 maj 2023 himare

Sondazh

Poll