Politike

FOTO- Rivalë në zgjedhje, por ditën e nisin me kafe! Bufi dhe Hazizaj pozojnë për kamerën

Majlinda Bufi dhe Erdit Hazizaj janë ulur në një tavolinë së bashku, ku po konsumojnë dhe një kafe.

14 Maj 2023, 12:02 Nga A.B
FOTO- Rivalë në zgjedhje, por ditën e nisin me kafe! Bufi dhe
Majlinda Bufi dhe Erdit Hazizaj

TIRANË- Edhe pse gjatë fushatës elektorale akuzat dhe deklaratat kanë qenë të shumta, sot, në ditën e zgjedhjeve, dy kandidatët për kryetarë bashkie në Roskovec kanë thyer akullin. Majlinda Bufi dhe Erdit Hazizaj janë ulur në një tavolinë së bashku, ku po konsumojnë dhe një kafe.

Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ dhe stafi i fushatës se tij nuk nguruan të çonin në SPAK, Bufin, për disa afera korruptive, të pretenduara prej tyre. Po mesa duket, këto çështje i kanë lënë pas krahëve./Dosja.al

majlinda bufi erdit hazizaj

Sondazh

Poll