Politike

Korçë/ Voton Sotiraq Filo: Dhuna ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, ngjarje e shëmtuar

Pas votimit ai foli edhe për mediat sa i përket problematikave të procesit të votimit. Ndër të tjera ai përmendi edhe dhunimin që u bë ndaj kryebashkiakut të Kolonjës Erion Isai.

14 Maj 2023, 12:02 Nga f.i
Korçë/ Voton Sotiraq Filo: Dhuna ndaj kryebashkiakut të
Sotiraq Filo

KORÇË- Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Korçës, Sotiraq Filo ka votuar. Pas votimit ai foli edhe për mediat sa i përket problematikave të procesit të votimit. Ndër të tjera ai përmendi edhe dhunimin që u bë ndaj kryebashkiakut të Kolonjës Erion Isai.

“Procesi ka vijuar normalisht me përjashtim të disa qendra votimi me problamtikat që janë hasur me paisjet e verifikimit të id. Ftoj qytetarët të votojnë masivisht”,-tha Filo.

Lidhur me ngjarjen e Kolonjës Filo u shpreh se janë ngjarje të shëmtuara që s’duhet të përsëriten nga asnjë forcë politike.

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll