Politike

Zgjedhjet në Himarë/ DENONCIMI i Vangjel Dules: Ka "të fortë", po fotografojnë qytetarët, u ushtrojnë presion

Gjithashtu tha se Jorgo Goro dhe familjarët e tij po ushtrojnë presion qytetarëve për t’iu marrë votën, si edhe po ofrojnë para në këmbim të votës.

14 Maj 2023, 11:48 Nga k.m.
Zgjedhjet në Himarë/ DENONCIMI i Vangjel Dules: Ka "të
Vangjel Dule

HIMARË- Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule në një deklaratë për mediat tha se kandidati i Partisë Socialiste, Jorgo Goro dhe familjarët e tij po ushtrojnë presion qytetarëve për t’iu marrë votën, si edhe po ofrojnë para në këmbim të votës. Madje shtoi se ka persona "të fortë" që fotografojnë dhe i ushtrojnë presion qytetarëve.

"Sa të mbaroj jam në dispozicion të pyetjeve tuaja. Janë aktivizuar grupe të fortësh me makina luksoze duke u folur qytetarëve se po fotografohen dhe se do përdoren të nesërmen e zgjedhjeve. Dua të denoncoj aktivizimin e të afërmve të kandidatit të PS duke ushtruar presion, duke ofruar para në këmbim të marrjes së kartave të identitetit dhe duke ushtruar presion mbi zgjedhësit para qendrave të votimit. Tentojmë të komunikojmë me policinë pa sukses. Në shumicën e qendrave që kam vizituar nuk ka prani policore, është detyrim ligjor të jenë. Është detyrë e policisë të respektojë ligjin,"-tha Vangjel Dule.

Sot, më 14 maj shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiak për 4 vitet e ardhshme. Sipas listës së fundit të shpërndarë nga Ministria e Brendshme, të drejtën e votës në zgjedhjet e 14 majit e kanë 3 milionë e 650,550 shtetas shqiptarë. Nga këta 122,545 janë qytetarë që e kanë mundësinë për të votuar për herë të parë. Këta qytetarë do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre në 5,211 qendra votimi në të gjithë vendin.

 

vangjel dule zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll