Politike

Si ndodhi sherri në Fushë Krujë, kreu i PD: Tre persona e tërhoqën zvarrë, mbështetësi ynë po mbahet ende në qeli

Ai tha ndër të tjera se personat në fjalë nuk ishin anëtarë të qendrës së votimit. 

14 Maj 2023, 11:28 Nga F.M
Si ndodhi sherri në Fushë Krujë, kreu i PD: Tre persona e
Agron Loka

FUSHË KRUJË- Agron Loka, kreu i Partisë Demokratike ka treguar se si ka ndodhur dhunimi i komisionerit të Opozitës në Fuhë Krujë. Në një prononcim për Syri TV, Loka tha se tre persona e kanë tërhequr zvarrë dhe e kanë nxjerrë nga qendra e votimit komisionerin. Ai tha ndër të tjera se personat në fjalë nuk ishin anëtarë të qendrës së votimit. 

Pjesë nga prononcimi për mediat:

Agron Loka: Bandat e regjimit kanë dhunuar komisionerin e Opozitës. U bëj thirrje të gjithë votuesve të bashkisë të dalin masivisht pasi bandat na kanë kapluar. 

Për çfarë arsye u dhunua komisioneri?

Agron Loka: Është marrë zvarrë nga tre persona, e nxorrën nga qendra e votimit. Ata nuk kishin lidhje fare me zgjedhjet. Kjo është diçka shumë e rëndë. 

A janë indeitifikuar dhunuesit?

Njëri, policia ka ndërhyrë në një tjetër ngjarje një natë më parë. Një mbështetësi ynë mbahet ende në qeli. Shkoni arrestoni të tjerë, shkoni se ne na mbështesin qytetarët e Krujës gjithandej.

agron loka zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll