Politike

Shefja e OSBE-ODIHR: Të hënën prezantojmë raportin, po i mbajmë nën vëzhgim! Këto zgjedhje nuk kanë krahasim me vitin 2019, ato ishin të njëanshme

Glover foli dhe për pajisjet dhe problemet që hasi KQZ e shtoi se kjo është diçka që gjithashtu po mbahet nën vëzhgim. 

14 Maj 2023, 11:07 Nga F.M
Shefja e OSBE-ODIHR: Të hënën prezantojmë raportin, po i
Audrey Glover

TIRANË- Kryesuesja e misionit vëzhgues për zgjedhjet e 14 majit, Audrey Glover ka deklaruar se raportin paraprak për zgjedhjet që po mbahen sot do ta bëjnë gati dhe do ta nxjerrin të hënën. Ajo tha se çdo palë zgjedhje janë unike dhe deklaroi se ato të vitit 2019 janë të komentueshme duke qenë se ishin të njëanshme. Glover foli dhe për pajisjet dhe problemet që hasi KQZ e shtoi se kjo është diçka që gjithashtu po mbahet nën vëzhgim. 

"Kemi mbi 200 vëzhgues ndërkombëtarë që vëzhgojnë sot. Do të vëzhgojmë të gjithë procesin deri në fund të tij dhe do të bëjmë vlerësimin përkatës. Deri tani situata është e qetë, ndoshta dhe për shkak të motit. Sigurisht që ne e kemi vëzhguar procesin edhe para zgjedhjeve, kemi ende pyetje pa përgjigje. Do të presim raportin përfundimtar që të arrijmë në përfundime. Duhet të presim dhe të shohim. Shpërndarja e materialeve është gjithashtu pjesë e raportit tonë që do të paraqesim të hënën. Zgjedhjet nuk krahason, secila është më vete dhe unike. Të gjitha zgjedhjet janë të rëndësishme, na tregojnë se çfarë kërkojnë votuesit dhe se kush dëshirojnë ata që t'i përfaqësojë. Zgjedhjet e fundit ishin të njëanshme dhe këto nuk kanë krahasim me to. Po vëzhgojmë dhe pjesën e pajisjeve elektronike, jemi në terren, do të shohim se çfarë ndikimi kanë,"- tha Glover ndër të tjera. 

audrey glover

Sondazh

Poll