Politike

“Zero investime në Shkodër, stop braktisjes së vendit”, Jozefina Topalli voton bashkë me vajzën dhe bashkëshortin

Ajo ka thënë për mediat se ka shkuar me familjen për të shprehur vullnetin e saj për tre arsye

14 Maj 2023, 10:54 Nga m.s
“Zero investime në Shkodër, stop braktisjes së
Jozefina Topalli

SHKODËR- Ish nënkryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka votuar në Shkodër, ndërsa është shoqëruar nga bashkëshorti dhe vajza e tyre, Megi Topalli. Ajo ka thënë për mediat se ka shkuar me familjen për të shprehur vullnetin e saj për tre arsye; pluralizmi, cinizmi i pushtetit qendror dhe një mënyrë për t’i thënë ‘stop’ braktisjes së vendit.

“Tre janë arsyet për të cilat votoj bashkë me familjen. E para është se është një votë për pluralizmin. E dyta është sepse kjo është edhe një votë kundër cinizmit të pushtetit qendror që ka sjellë zero investime në qytetin e Shkodrës. Është edhe një votë për t’i thënë stop braktisjes së vendit tonë”, deklaroi ajo.

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll