Politike

ME VIDEO/ "Ikni, largohuni", tensione dhe në Bradashesh, mbërrin policia, prezent Luçiano Boçi

Në sfond dëgjohet vetëm Boçi.

14 Maj 2023, 11:17 Nga F.M
ME VIDEO/ "Ikni, largohuni", tensione dhe në Bradashesh,
Luçiano Boçi

BRADASHESH- Tensione raportohen dhe në Bradashesh. Në pamje shihet se në një qendër votimi ndodhet kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi. Rreth tij ka dhe forca policie. Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur mes tyre. Në sfond dëgjohet vetëm Boçi.

"Ikni, largohuni,"- thotë ai, por nuk kuptohet se kujt i drejtohet. 

3.650.550 shtetas shqiptarë kanë të drejtën e votes. 122.545 persona votojnë për herë të parë. 5213 qendra votimi janë të hapura në 61 bashkitë e vendit. Qytetarët zgjedhin kryebashkiakun dhe Këshilltarët për Këshillat Bashkiakë.

luciano boci zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll