Politike

Lokalet 2023/ Çfarë ka ndodhur deri më tani, pikat kryesore nga Zgjedhjet

Nga përqindja e votuesve deri te incidentet në disa bashki në vend.

14 Maj 2023, 11:00 Nga I.A
Lokalet 2023/ Çfarë ka ndodhur deri më tani, pikat kryesore nga
Qender Votimi

TIRANË- Dosja.al sjellë ngjarjet kryesore që kanë ndodhur deri më tani nga zgjedhjet në vend. Nga përqindja e votuesve deri te incidentet në disa bashki në vend.

Pikat kryesore: 

• Deri më tani në të gjithë vendin kanë votuar 8.08 % të qytetarëve ose ndryshe 158 904 qytetarë

• Disa incidente dhe përplasje kanë ndodhur në disa qendra votimi në vend, si në Durrës, Kombinat, Fushë Krujë si dhe Kongresi i Manastirit 

• Në disa bashki në vend si në Sarandë, Finiq, Delvinë dhe Selenicë nuk ka nisur ende votimi, pasi komisionerët nuk janë paraqitur

• Pajisja elektronike për identifikimin e qytetarëve në Qendrat e Votimit, nuk punon në pjesën më të madhe të Qendrave të Votimit

• Deri më tani kanë votuar figurat më të shumta politike, duke nisur nga kryeministri Edi Rama, Presidenti Bajram Begaj, kryedemokrati Sali Berisha, Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta. 

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll