Politike

SKANDALI në shkollën 'Kongresi i Manastirit'! Punonjësi i Bashkisë s'largohet nga qendra e votimit, gazetarja telefonon Policinë

Përfaqësuesja e grup seksionit të 'Bashkë Fitojmë' denoncoi se punonjësit e Bashkisë po kërcënojnë qytetarët.

14 Maj 2023, 11:11 Nga A.B
SKANDALI në shkollën 'Kongresi i Manastirit'! Punonjësi
Gazetarja

TIRANË- Në shkollën 'Kongresi i Manastirit' janë denoncuar disa persona që dyshohet se janë punonjës të Bashkisë, që qëndrojnë në oborr duke bërë presion. Gazetarja e 'Syritv' ishte ajo e cila vëzhgoi afër, madje mori në pyetje këto persona, që sipas denoncimeve janë punonjës të Bashkisë. Gazetarja i pyeti se përse po qëndrojnë në oborr, e këta persona u justifikuan duken thënë se po presin për të votuar. 

Teksa gazetarja denoncoi se do të lajmëronte Policinë, një prej personave u largua. 

Gruaja që qëndron në oborr

SKANDALI në shkollën 'Kongresi i Manastirit'! Punonjësi

Qytetarja: Me autorizim jemi, qytetare e thjeshtë jam. Po pres familjarët e mi. Mos më prek, dhe ti me mikrofon në fytyrë nuk më vjen dot. Duhet të marrësh leje. Për sa kohë që nuk dua të prononcohem, vazhdo. Do më lini rehat. 

SKANDALI në shkollën 'Kongresi i Manastirit'! Punonjësi

Qytetari: Unë po pres që të votoj. Kush ma ndalon që të iki? Më nxirr një vendim që thonë se qytetarët nuk lejohet të rrinë brenda ambienteve. Unë do pres që të votoj. 

Gazetarja: Unë po telefonoj policinë, si duket nuk janë të informuar, nuk keni të drejtë të qëndroni këtu. Ai u largua. Do lajmëroj Policinë.  (Telefonon Policinë)

(Qytetari largohet)

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll