Politike

Voton Roland Bejko: Tirana ka rënë në duar të një pakice oligarkësh, sot është një ditë e madhe për demokracinë vendore

Ai e cilësoi si një ditë të madhe për demokracinë, ndërsa nënvizoi se e ardhmja e tij politike nuk varet nga këto zgjedhje. 

14 Maj 2023, 11:24 Nga m.s
Voton Roland Bejko: Tirana ka rënë në duar të një
Roland Bejko

TIRANË- Kandidati i Partisë Demokratike në Tiranë, Roland Bejko ka votuar, ndërsa i është drejtuar qytetarëve që janë të mërzitur nga klasa e vjetër politike, të shprehen kundër tyre. Ai e cilësoi si një ditë të madhe për demokracinë, ndërsa nënvizoi se e ardhmja e tij politike nuk varet nga këto zgjedhje. 

“Sot është një ditë ku ata duhet të shprehen për Tiranën, për kryebashkiakun që duan të zgjedhin. Sot është një ditë e shumë e madhe për demokracinë vendore, dhe një vend ka aq demokraci sa ç’ka demokraci vendore. Është rasti që nëse qytetarët janë të mërzitur nga klasa e vjetër politike, që Tirana ka rënë në duar të një pakice oligarkësh, kjo është dita që qytetarët e Tiranës të shprehen kundër tyre. E ardhmja ime politike nuk varet nga këto zgjedhje, unë jam misionar në politikë”, tha Roland Bejko.  

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll