Politike

"Vendoret"/ Yuri Kim: Autoritetet të zbatojnë të gjitha ligjet, qytetarët të votojnë!

Ambasadorja Kim e ka pasur edhe për autoritetet shqiptare, që të zbatojnë rregullat dhe ligjet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë.

14 Maj 2023, 11:22 Nga k.m.
"Vendoret"/ Yuri Kim: Autoritetet të zbatojnë të gjitha
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim është aktive dhe këto zgjedhje lokale. Me anë të një postimi në median sociale Instagram, ka përcjellë një mesazh për këto zgjedhje lokale të 14 majit, duke u kërkuar qytetarëve shqiptarë që të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike përmes votës.

Një thirrje, ambasadorja Kim e ka pasur edhe për autoritetet shqiptare, që të zbatojnë rregullat dhe ligjet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë, ndërsa ka bërë me dije se vëzhguesit e Ambasadës Amerikane ndodhen nëpër Qendra Votimi.

Yuri Kim: Shpresojmë që të gjithë qytetarët e Shqipërisë të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike për të shprehur vullnetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Është thelbësore që të gjithë të respektojnë ligjet dhe rregullat që rregullojnë zgjedhjet, si dhe normat ndërkombëtare, duke përfshirë ndalimin e blerjes ose shitjes së votave. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve që të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregulloret në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Zyrtarët e ambasadës po i bashkohen institucioneve të tjera ndërkombëtare në vëzhgimin e zgjedhjeve në të gjithë vendin

POSTIMI I YURI KIM: 

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)

zgjedhjet lokale 14 maj 2023 yuri kim

Sondazh

Poll