Politike

FOTO- Ambasadorja e BE-së monitoron zgjedhjet në Elbasan, Hohmann: Qytetarët do vendosin, të presim deri nesër

Së bashku me përfaqëses të ambasadës, Hohmann po shikon sesi po ecën procesi i votimit.

14 Maj 2023, 10:53 Nga A.B
FOTO- Ambasadorja e BE-së monitoron zgjedhjet në Elbasan, Hohmann:
Ambasadorja

ELBASAN- Ambasadorja e BE-së në vendin tonë, Christiane Hohmann ndodhet në Elbasan, aty ku po monitoron procesin e votimit. Së bashku me përfaqëses të ambasadës, Hohmann po shikon sesi po ecën procesi i votimit.

'Njerëzit të dalin në qendrat e votimit'- ishte mesazhi i saj për qytetarët.

Më tej ajo shtoi: Qytetarët do të vendosin se kush do jenë kryebashkiakët që do u përqafojnë në 4 vitet e ardhshme. Synimi duhet të jetë që të zgjidhet politika më e mirë.

“Siç e keni para gjërat deri tani kanë ecur pa probleme. Duket se qytetarët po ushtrojnë të drejtën e tyre. Dëshira ime sot është që sa më shumë qytetarë të cilët kanë të drejtën e votës, të dalin të votojnë dhe që dita të vijojë kështu në mënyrë të paqme. Ajo që qytetarët mund të vendosin sot është se kush do t’i përfaqësojë në këshill bashkiak, kush do të jetë kryebashkiaku i tyre për 4 vitet e ardhshme. Kështu që shfrytëzojeni të drejtën që keni për të zgjedhur. Synimi duhet të jetë të zgjidhet politika më e mirë për Elbasanin.  Jam e lumtur që OSBE ka vendosur të kishte edhe këtë herë në Shqipëri një ekip të plotë vëzhguesve për zgjedhjet. Le të presim deri nesër kur do të kemi edhe konferencën vëzhguesve ku do paraqiten raportet paraprake”- u shpreh Hohmann.

Sot shqiptarët do votojnë për 61 kryetarët e rinj të bashkive dhe për Këshillat Bashkiakë. 3 milionë e 650 mijë e 550 qytetarë me të drejtë vote, 122 mijë e 545 të rinj votojnë për herë të parë. Në 61 bashki të vendit janë të hapura 5 213 qendra votimi nga ora 07:00-19:00. Për herë të parë në Kamëz, Vorë dhe Elbasan do të ketë votim dhe numërim elektronik. Rezultati pritet të dalë pak minuta pas orës 19:00 dhe do të mësohen drejtuesit e rinj të bashkive./Dosja.al

christiane hohmann zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll