Politike

KQZ përditëson shifrat: Deri në orën 10:00 kanë votuan 8.08 % të qytetarëve

Deri më tani kanë votuar 158904 nga 1966898 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.

14 Maj 2023, 10:37 Nga I.A
KQZ përditëson shifrat: Deri në orën 10:00 kanë votuan
Shifrat

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije përqindjen e votuesëve deri në orën 10.00. Sipas shifrave zyrtare, 8.08 % e votuesve kanë hedhur votën e tyre në kutitë e votimit për zgjedhjet e 14 majit, deri në orën 10:00. Deri më tani kanë votuar 158904 nga 1966898 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.

Sipas listës së shpërndarë nga Ministria e Brendshme, të drejtën e votës në zgjedhjet e 14 majit e kanë 3 milionë e 650 mijë e 550 shtetas shqiptarë. Kështu nga këta 122 mijë e 545 janë qytetarë që e kanë mundësinë për të votuar për herë të parë. Ata do të votojnë në 5 mijë e 211 qendra votimi në të gjithë vendin. Por janë edhe 1 mijë e 111 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit, pasi dënimi që kanë marrë përveç lirisë dhe disa të drejtave të tjera, iu mohon edhe të drejtën e votës.

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Politike 14 Maj 2023, 09:54 k.m.

Voton edhe Enkelejd Alibeaj

Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka votuar sot gjithashtu në Tiranë. Pas votimit ka mbajtur n...