Politike

Komisionerët e Alibeajt nuk paraqiten për të tërhequr materialet zgjedhore në KZAZ-të e Dropullit, 'ngec' shpërndarja

Përfaqësuesit e Partisë Socialiste dhe ato të koalicionit 'Bashkë Fitojmë' janë paraqitur rregullisht dhe kanë tërhequr materialet e tyre.

13 Maj 2023, 19:25 Nga F.M
Komisionerët e Alibeajt nuk paraqiten për të tërhequr
Dropull

DROPULL- Komisionerët e Enkelejd Alibeajt s'janë paraqitur në KZAZ-të e bashkisë së Dropullit për tërheqjen e materialeve zgjedhore. Siç raportohet, kjo gjë ka bërë që të ngecë procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore. Mungesa e tyre është vënë re në 29 qendra votimi. Përfaqësuesit e Partisë Socialiste dhe ato të koalicionit 'Bashkë Fitojmë' janë paraqitur rregullisht dhe kanë tërhequr materialet e tyre.

fushata 2023 zgjedhjet lokale 14 maj 2023 zgjedhjet vendore 14 maj 2023

Sondazh

Poll