Politike

Sot HESHTJE ZGJEDHORE/ PD çon në SPAK kreun e ASHK

Nga pamjet e filmuara nëpërmjet mediave televizive, PD pretendon se drejtoresha e ASHK në Tiranë është përfshirë në një skandal dhe po shpërndan legalizime në këmbim të votës për zgjedhjet lokale të 14 majit.

13 Maj 2023, 16:53 Nga k.m.
Sot HESHTJE ZGJEDHORE/ PD çon në SPAK kreun e ASHK
Foto ilustruese

TIRANË- Partia Demokratike ka kallëzuar sot në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, drejtoreshën e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), Dallëndyshe Bici. Nga pamjet e filmuara nëpërmjet mediave televizive, PD pretendon se drejtoresha e ASHK në Tiranë është përfshirë në një skandal dhe po shpërndan legalizime në këmbim të votës për zgjedhjet lokale të 14 majit. Ndaj dhe Albana Vokshi ka depozituar sot një kallëzim penal në SPAK.

NJOFTIM PËR SHTYP:

Partia Demokratike ka kallëzuar sot penalisht në SPAK, drejtoreshën e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), Dallëndyshe Bici. Nga pamjet e filmuara nëpërmjet mediave televizive, rezultoi se drejtoresha e ASHK në Tiranë përfshirë në një skandal, pikërisht një ditë para zgjedhjeve të 14 majit. Agjencia e drejtuar nga Dallëndyshe Bici po shpërndan për qytetarët legalizime në këmbim të votës.

Në godinën e ASHK janë regjistruar nga pamje filmike të gazetarëve, një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve të hynin në mënyrë të fshehtë nga pjesa e pasme, garazhi. Qytetarë të pyetur janë shprehur se kanë shkuar në institucionin në fjalë, pasi janë thirrur në telefon nga zyrtarët e institucionit. Rikujtojmë se ngjarja e ndodhur përkon në ditën e heshtjes zgjedhore.

Partia Demokratike pas verifikimeve dhe rezultateve arriti në konkluzinin se veprimi i kryer më sipër është një vepër e pastër penale nga drejtuesit dhe punonjësit e institucionit. Partia Demokratike i bën thirrje SPAK për regjistrimin dhe fillimin e një procedimi penal ndaj personave të kallëzuar, si dhe kryerjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe sqarim sa më të saktë të rrethanave më sipër.

 

spak pd

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll