Politike

Fredi Beleri në burg, OMONIA: Do votojmë të dielën, do rikthejmë shpresën!

Omonia edhe njëherë shpreh mbështetjen për Belerin, duke premtuar votë nesër për kandidatin që tashmë ndodhet pas hekurave të burgut.  

13 Maj 2023, 16:44 Nga k.m.
Fredi Beleri në burg, OMONIA: Do votojmë të dielën, do
Fredi Beleri

HIMARË- Organizata "Omonia" ka bërë një thirrje dhe ka dhënë një mesazh pas vendimit të marrë sot për kandidatin e koalicionit opozitar "Bashkë fitojmë", Fredi Beleri. Në njoftimin e bërë me dije për mediat, Omonia edhe njëherë shpreh mbështetjen për Belerin, duke premtuar votë nesër për kandidatin që tashmë ndodhet pas hekurave të burgut.  

OMONIA: Propaganta e Ramës, Goros dhe Partisë Socialiste, përhapin lajme të rreme se Fredi Beleri nuk është më kandidat. Në bazë të kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, ju sigurojmë se Beleri është kandidat dhe me votën e banorëve të dielën do të jetë kryetar bashkie i Himarës! Për të çelur faqen e re të ndryshimit për Himarën! Për kthimin e plotë të pronës! Për vendosjen e plotë të dinjitetit të qytetarëve! Për të rikthyer shpresën! Të gjithë së bashku për fitoren e madhe!

Beleri u arrestua pak pas mesnate të premten, para lokalit të tij bashkë me një person tjetër nën akuzën për blerje votash për zgjedhjet që pritet të mbahen nesër. Forca të shumta policie morën pjesë në prangosjen e tij, që u bë me urdhër të SPAK. Vetë Beleri dhe të tjerët, kanë mohuar që të jenë përfshirë në shkelje të tilla, si blerja e votave. Sipas policisë, hetimet nisën 4 ditë më parë pas informacioneve se disa persona iu ofronin qytetarëve të ndryshëm, shuma të caktuara parash kundrejt dhënies së votës për një nga kandidatët konkurrues./Dosja.al

arrestohet fredi beleri omonia

Sondazh

Poll