Politike

Greqia e quajti vendimi skandaloz arrestimin e Belerit, Xhaçka: S'kanë të drejtë të diskutojnë vendimin e gjykatës në vendin tonë

Olta Xhaçka shkruan se Greqia nuk duhet të vërë në diskutim vendimin e gjykatës brenda territorit të Shqipërisë, duke shtuar më tej se duhet të jenë më të përmbajtur në deklaratat e bëra.

13 Maj 2023, 16:22 Nga k.m.
Greqia e quajti vendimi skandaloz arrestimin e Belerit, Xhaçka:
Olta Xhaçka

TIRANË- Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar pasi Ministria e Jashtme greke e konsideroi skandaloz vendimin e gjykatës së Vlorës për të lënë në burg Fredi Belerin të akuzuar për blerje votash në Himarë. Me anë të një postimi në rrjetin e saj social, Olta Xhaçka shkruan se Greqia nuk duhet të vërë në diskutim vendimin e gjykatës brenda territorit të Shqipërisë, duke shtuar më tej se duhet të jenë më të përmbajtur në deklaratat e bëra.

"Është thuajse e pamundur të kuptojmë se si miqtë tanë???? kanë të drejtë të kundërshtojnë një vendim gjykate në vendin tonë, kur provat e forta që ata kërkonin janë shumë të qarta. Fredi Beleri është kapur duke u përfshirë në aktivitet kriminal kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Nuk e kuptojmë se si të qenurit me kombësi greke, mund ta përjashtojë atë nga ligji si shtetas i Shqipërisë. Ne u bëjmë thirrje miqve tanë grekë të përmbahen nga deklaratat që nuk respektojnë institucionet e pavarura të vendit tonë,"-shkruan Xhaçka në rrjetet e saj sociale.

Beleri u arrestua pak pas mesnate të premten, para lokalit të tij bashkë me një person tjetër nën akuzën për blerje votash për zgjedhjet që pritet të mbahen nesër. Forca të shumta policie morën pjesë në prangosjen e tij, që u bë me urdhër të SPAK. Vetë Beleri dhe të tjerët, kanë mohuar që të jenë përfshirë në shkelje të tilla, si blerja e votave. Sipas policisë, hetimet nisën 4 ditë më parë pas informacioneve se disa persona iu ofronin qytetarëve të ndryshëm, shuma të caktuara parash kundrejt dhënies së votës për një nga kandidatët konkurrues./Dosja.al

olta xhacka arrestohet fredi beleri

Sondazh

Poll