Politike

Luca thumbon politikanët: Shqipëria s’bëhet me fushatë, por vetëm përmes punës

Ai përmend edhe kthimin e të rinjve nga emigracioni që ka qenë kryefjalë e kësaj fushate.

13 Maj 2023, 17:48 Nga F.M
Luca thumbon politikanët: Shqipëria s’bëhet me
Gjergj Luca

TIRANË- Biznesmeni Gjergj Luca ka ironizuar politikanët me rastin e mbylljes së fushatës. Në një video që ka postuar në Facebook, ai dëgjohet të thotë se Shqipëria do të bëhet një vend më i mirë vetëm përmes punës dhe jo përmes fushatave. Ai përmend edhe kthimin e të rinjve nga emigracioni që ka qenë kryefjalë e kësaj fushate.

“Përshëndetje miq nga kantieri më i ri i Rozafës. Edhe ne për fushatën këtu, ja duke punuar në majë të skelave edhe duke bërë këtë objek të ri. Me thënë të drejtën të gjithë këtyre poltikanëve që kanë mbajtur këto fushatat elektorale, kryefjalë e të gjithë ka qenë si të kthehen njerëzit nga emigracioni. Unë kam një thirrje për të gjithë këta politikanë sot që nuk bëhet fushatë më… Shqipëria do të bëhet vetëm nëpërmjet punës, punës, punës,”- thotë Luca.

gjergj luca

Sondazh

Poll