Politike

Denoncimi me video: SKANDAL! Peleshi shkel heshtjen zgjedhore dhe vazhdon fushatën, kërkon vota për Filon

Videoja sipas Blushit është filmuar në Korçë, ku po bëhet fushatë për kandidatin e "Rilindjes" në Korçë, Sotiraq Filo.

13 Maj 2023, 15:34 Nga F.M
Denoncimi me video: SKANDAL! Peleshi shkel heshtjen zgjedhore dhe vazhdon
Pamjet nga Korça

TIRANË- 'Partia e Lirisë' ka denoncuar vijimin e fushatës nga Partia Socialiste. Tedi Blushi ka publikuar një video ku sipas tij shihet ministri Niko Peleshi ka zhvilluar një tjetër mbledhje me qytetarët. Videoja sipas Blushit është filmuar në Korçë, ku po bëhet fushatë për kandidatin e "Rilindjes" në Korçë, Sotiraq Filo.

Postimi i plotë:

SKANDAL/ Ministri Peleshi shkel heshtjen zgjedhore! Vazhdon fushatën! Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi kapet në flagrancë duke vazhduar sot fushatën elektorale, në shkelje të ligjit, për kandidatin e "Rilindjes" në Korçë, Sotiraq Filo! Këto janë pamjet pas takimit të zhvilluar sot ku qartësisht dallohet Peleshi, deputetë të "Rilindjes", drejtuesit vendorë të PS dhe qytetarë të thirrur në aktivitet nën presionin për vendet e punës! Duke dënuar me ashpërsi këtë dhunim flagrant të ligjit bëjmë thirrje për dënimin shembullor të këtij rasti! Ftojmë organizatat ndërkombëtare të vëzhgimit të procesit elektoral të reagojnë me forcë!

niko peleshi zgjedhjet lokale 14 maj 2023 zgjedhjet vendore 14 maj 2023 fushata 2023

Sondazh

Poll