Politike

Zgjedhjet e 14 majit/ KQZ: Operatorët paraqiten që në 06:00, mbajnë përgjegjësi për çdo shkelje, edhe nëse tërhiqen! (Si veprohet në raste defekti)

Sipas saj, çdo shkelje e bërë prej tyre do të ndiqet penalisht. Nënkomisionerja tha se në rast të ndodnjë defekti, do të presin për rregullimin e pajisjeve për tre orë. Rregullat për vijimin e procedurave të mëtejshme, ajo tha se janë caktuar paraprakisht.

13 Maj 2023, 17:05 Nga F.M
Zgjedhjet e 14 majit/ KQZ: Operatorët paraqiten që në 06:00,
Lealba Pelinku

TIRANË- Nënkomisionerja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lealba Pelinku ksa ndarë detaje në lidhje me procesin zgjedhor të 14 majit me gazetarët. Pelinku deklaroi se të gjithë operatorët teknikë të caktuar për identifikimin elektronik të zgjedhësve për ditën e nesërme duhet të paraqiten në qendrat e votimit në orën 06:00. Nënkomisionerja e KQZ-së tha se kushdo që tërhiqet apo nuk paraqitet, do të përgjigjet penalisht. Pelinku tha të njëjtën gjë edhe për shkeljet e tjera. Sipas saj, çdo shkelje e bërë prej tyre do të ndiqet penalisht. Nënkomisionerja tha se në rast të ndodnjë defekti, do të presin për rregullimin e pajisjeve për tre orë. Rregullat për vijimin e procedurave të mëtejshme, ajo tha se janë caktuar paraprakisht.

Pjesë nga fjala e Pelinkut:

Kodi zgjedhor i detyron ata të paraqiten në qendrën e tyre të votimit dhe të ushtrojnë detyrën deri në mbylljen e procesit. KQZ detyron operatorin që të paraqitet në qendrën e votimit në orën 06.00 dhe mos paraqitja e detyron atë me përgjegjësi ligjore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka implementuar sistemin e identifikimit elektronik të zgjedhësve në të gjithë qendrat e votimit të vendit, duke nisur që nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Ky sistem i ka kushtuar buxhetit të shtetit afërsisht 23 milionë dollarë. Ka pasur si qëllim rritjen e standardeve në zgjedhje. Duke identifikuar zgjedhjet e rasateve të votimit shumëfishtë, dhe në më shumë se një qendër. Në zgjedhjet e 25 prillit 2021 dhe 6 marsit 2022, ky sistem e ka kryer me sukses qëllimin. Duke evidentuar rastet që përbëjnë krim zgjedhor, njëkohësisht KQZ-ja i ka dërguar materialet në prokurori. Lidhur me zgjedhjet që do të mbahen nesër bëj thirrje se çdo veprim që synon të pamundësojë funksionimin e sistemit të identifikimit elektronik, nuk do të tolerohet nga ana e komisionit qëndror të zgjedhjeve. KQZ-ja ka mundësi të verifikojë të gjitha këto veprime, të cilat do të marrin përgjigje ligjore.

Marrë shkas nga kjo problematikë, Komisioni Rregullator ka miratuar rregulla më strikte që ngurtësojnë rastin ku me ose pa qëllim zgjedhësi nuk i merren shenjat e gishtërinjve dhe ky aspekt ligjor është shoqëruar edhe me reflektim në softin e pajisjes. Vetë pajisja i vjen në ndihmë këtij procesi që rasti të sigurohet. Kur objektivisht kjo gjë verifikohet nga Komisioni i qendrës së votimit, zgjedhësi do të jetë i detyruar të nënshkruajë në listën e zgjedhësve dhe gjithashtu sekretari i qendrës së votimit, duhet ta dokumentojë në librin e protokollit. Këto raste, nëse do të ketë problematika, do të jetë më e thjeshtë që të faktohen dhe të hetohen se çfarë ka ndodhur me atë Zgjedhës.

Në rast të ndonjë defekti të pajisjes që mundëson identifikimin elektronik të zgjedhësve, KQZ pret deri në 3 orë rregullimin eose zëvendimin e saj, pas 3 orësh përligjet identifikimi me listën e printuar të zgjedhësve. I kemi njoftuar KZAZ për operatorët e dimë në këtë moment, se cili është operator dhe ato qendra votimi që nuk janë të mbuluara me operator, rreth 100, ku do vijohet me identifikimin tradicional  Peshën më të lartë e zënë bashkitë e qarkut Vlorë dhe Gjirokastër. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka implementuar sistemin e identifikimit elektronik të zgjedhësve në të gjithë qendrat e votimit të vendit, duke nisur që nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Ky sistem i ka kushtuar buxhetit të shtetit afërsisht 23 milionë dollarë. Ka pasur si qëllim rritjen e standardeve në zgjedhje. Duke identifikuar zgjedhjet e rasateve të votimit shumëfishtë, dhe në më shumë se një qendër. 

lealba pelinku fushata 2023 zgjedhjet lokale 14 maj 2023 zgjedhjet vendore 14 maj 2023

Sondazh

Poll