Politike

Urdhri i KQZ, 'Lëvizja Bashkë' dorëzon ankimimin: Nuk kemi zyra zgjedhore, ajo është selia dhe s'do ta mbyllim

'Lëvizja Bashkë' shkruan se e kundërshton këtë vendim pasi gjatë zgjedhjeve vendore të 14 maj, nuk ka hapur asnjë zyrë zgjedhore.

13 Maj 2023, 17:51 Nga F.M
Urdhri i KQZ, 'Lëvizja Bashkë' dorëzon ankimimin: Nuk
Arlind Qori

TIRANË- Lëvizja Bashkë ka ankimuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që e urdhëroi të mbyllë zyrën pranë qendrës së votimit, shkolla "Avni Mula", Bashkia Tiranë. Në ankimim 'Lëvizja Bashkë' shkruan se e kundërshton këtë vendim pasi gjatë zgjedhjeve vendore të 14 maj, nuk ka hapur asnjë zyrë zgjedhore. E vetmja hapësirë në të cilën Lëvizja Bashkë ka ushtruar aktivitetin e vet politik ka qenë selia e saj me adresë Rr. Abdulla Keta, Nr. 1,

Ankimi i bërë nga Lëvizja Bashkë:

Shtetëror të Zgjedhjeve, në të cilin urdhërohet subjekti zgiedhor "Lëvizja Bashkë”, Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake Tiranë për mbylljen e menjëhershme të zyrës zgjedhore, si vijon: Zyra zgjedhore afer qendrës së votimit shkolla "Avni Mula", Bashkia Tiranë. Lëvizja Bashkë kundërshton këtë vendim per faktin se gjatë zgjedhjeve vendore të 14 maj 2023, Lëvizja Bashkë nuk ka hapur asnjë zyrë zgjedhore, E vetmja hapësirë në të cilën Lëvizja Bashkë ka ushtruar aktivitetin e vet politik ka qenë selia e saj me adresë Rr. Abdulla Keta, Nr. 1,

Tiranë, Selia nuk është zyrë zgjedhore, pasi referuar udhëzimit nr.6 i datës 23.03.2021, neni 2/3 zyra zgjedhore cilësohen ato mjedise/zyra të cilat përdoren nga subjektet zgjedhore apo kandidatët për qëllime te fushatës zgjedhore, ndërkohë që selia është hapësira në të cilën subjekti ushtron veprimtarinë e vet politike gjatë gjithë kohës, pavarësisht fushatave zgjedhore. Referuar edhe vendimit nr. 11979, datë 27.03.2023 " Për caktimin e vendeve publike për afishimin e materialeve propagandistike edukuese dhe rregullat për afishimin e tyre giatë fushatës zgjedhore” si dhe nenit 79 të Kodit Zgjedhor lejohet afishimi i materialeve propagandistike vetëm në një largësi prej 5 metrash nga zyra e partisë.

Selia e Lëvizjes Bashkë ëshë përcaktuar që në momentin që Lëvizja Bashkë ka depozituar dokumentacionin përkatës për regiistrim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, përpara se ajo të regiistrohej në zgjedhjet e 14 majit 2023. Konkretisht në Statutin e Lëvizjes Bashkë, miratuar dhjetor 2022, neni 2 'Selia e Lëvizjes BASHKĚ është në adresën: "Rr. Abdulla Keta”, Nr. l, Tiranë. Lëvizja BASHKĚ ka të drejtë të ketë shtrirje të saj në ędo pjesë të territorit të Republikës së Shqipërisë, si dhe të organizohet kudo ku banojnë shtetas shqiptarë, duke respektuar ligjet e vendeve ku ata jetojne.

Në vendimin nr.2, datë 02/03/2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vendimi për regiistrimin e Lëvizjes BASHKË i referohet ndërtesës në rrugën ”Abdulla Keta”, nr.l, Tiranë si selia e subjektit Lëvizja BASHKĚ Datë 21/03/2023, vendimi nr,4 i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor Tiraně' po ashtu i referohet ndërtesës në rrugën Abdulla Keta, nr. I, Tiranë si selia e subjektit Lëvizja BASHKĚ. Gjithashtu vlen të përmendet që në datën 6 mars 2023 ne dokumentacionet e paraqitura KQZsë për regjistrimin e subjektit Lëvizja BASHKĚ, ndërtesa në rrugën ”Abdulla Keta”, nr.l, Tiranë është referuar si adresa e selisë së subjektit Lëvizja BASHKË, në të cilën ushtrohet veprimtaria politike e subjektit para dhe pas zgjedhjeve. Madje edhe në vendimin nr.192 datë

23.03.2023, ora 11.00 të Komisionit Shetëror të Zgjedhjeve, i referohet adresës së subjektit ndërtesës në rrugën ś'Abdulla Keta”, nr. l, Tiranë; Për sa më sipër mbështetur në nenin 21, pika l, shkronja 'b' dhe udhëzimit nr.6 i datës 23.03.2021, neni 2/3 të Komisionerit Shtetëror të Zgiedhjeve, kërkojmë: 1. Shqyrtimin e kësaj ankese administrative ndaj Vendimit nr.496, datë 11/05/2023, ora 12.00 i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.

arlind qori fushata 2023 zgjedhjet lokale 14 maj 2023 zgjedhjet vendore 14 maj 2023

Sondazh

Poll