Politike

Gjykata la në burg Fredi Blerin, Ministria e Jashtme greke: Vendimi skandaloz, ky nuk është shtet ligjor

Në reagimin zyrtar thuhet se Shqipëria nuk po ndjek rrugën europiane dhe se ky vendim do të ndikojë në marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Europian, por edhe ato dypalëshe mes dy vendeve.

13 Maj 2023, 15:37 Nga k.m.
Gjykata la në burg Fredi Blerin, Ministria e Jashtme greke: Vendimi
Foto ilustruese

ATHINË- Ministria e Jashtme në Greqi e ka cilësuar vendim skandaloz lënien në "arrest me burg" të kandidatit të koalicionit "Bashkë fitojmë", Fredi Belerin. Në një reagim të ministrisë së Jashtme thuhet se arrestimi i kandidatit dy ditë para zgjedhjeve nuk përbën shtet ligjor, ndërsa nuk kursehet gjuha e ashpër ndaj Shqipërisë.  Në reagimin zyrtar thuhet se Shqipëria nuk po ndjek rrugën europiane dhe se ky vendim do të ndikojë në marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Europian, por edhe ato dypalëshe mes dy vendeve.

“Vendimi i sotëm i gjykatës në Vlorë është skandaloz. Arrestimi i një kandidati për Kryetar Bashkie dy ditë para zgjedhjeve nuk përbën shtet ligjor. Vendimi për ndalimin e kandidatit për Kryetar Bashkie sjell një ndryshim të plotë të rregullave të barazisë në zgjedhjet bashkiake në Himarë, qendra më e rëndësishme e pakicës kombëtare greke në Shqipëri. Një vendim i tillë do të ndikojë edhe në marrëdhëniet e Bashkimit Europian me Shqipërinë, pasi kusht i kësaj rruge europiane është respektimi i rregullave europiane dhe parimeve të shtetit të së drejtës nga vendet kandidate. Vendime si ky i sotmi që shkelin parimet e mësipërme nënkuptojnë se në praktikë Shqipëria nuk po ndjek rrugën europiane”.

Beleri u arrestua pak pas mesnate të premten, para lokalit të tij bashkë me një person tjetër nën akuzën për blerje votash për zgjedhjet që pritet të mbahen nesër. Forca të shumta policie morën pjesë në prangosjen e tij, që u bë me urdhër të SPAK. Vetë Beleri dhe të tjerët, kanë mohuar që të jenë përfshirë në shkelje të tilla, si blerja e votave. Sipas policisë, hetimet nisën 4 ditë më parë pas informacioneve se disa persona iu ofronin qytetarëve të ndryshëm, shuma të caktuara parash kundrejt dhënies së votës për një nga kandidatët konkurrues./Dosja.al

mepj arrestohet fredi beleri

Sondazh

Poll