Bota

Alarm për bombë në Malin e Zi/ Mbyllet aeroporti i Podgoricës dhe i Tivatit, 'kaos' me fluturimet

Shërbimet e aeroportit u kanë thënë pilotëve të avionit, të cilët duhet të uleshin në Golubovce dhe Tivat pas orës 9, të vazhdonn të qarkullonin lart dhe të presin derisa policia të përfundojë kontrollin.

13 Maj 2023, 11:25 Nga f.i
Alarm për bombë në Malin e Zi/ Mbyllet aeroporti i
foto ilustruese

MALI I ZI- Një alarm për bombë në Malin e Yi ka krijuar kaos në aeroportin e Podgoricës dhe atë të Tivatit. Mediat e huaja raportojnë se një raportim me numër të huaj nga një person i paidentifikuar për vendosjen e një bombe, ekipet e inspektimit u dërguan në aeroporte për të kontrolluar yonën dhe verifikuar alarmin.

Shërbimet e aeroportit u kanë thënë pilotëve të avionit, të cilët duhet të uleshin në Golubovce dhe Tivat pas orës 9, të vazhdonn të qarkullonin lart dhe të presin derisa policia të përfundojë kontrollin.

Rastet e alarmit për bombë janë të shpeshta, ku vitin e kaluar pati një sërë alarmesh false për bomba të vendosura në godina të institucioneve shtetërore, shkolla.

alarm per bombe mali i zi

Sondazh

Poll