Bota

Takimi me ambasadoren e USAID/ Osmani: Kosova, burim stabiliteti kur tensionet nga autokratët janë në rritje

Presidentja Vjosa Osmani u shpreh se Kosova dhe populli i saj do të jenë gjithmonë mirënjohëse për kontributin e popullit amerikan. Ajo theksoi se është krenare që progresi ndër vite po njihet ndërkombëtarisht, duke shtuar se Kosova qëndron si një ndër performuesit dhe reformatorët më të mirë në indekset globale për sundim të ligjit dhe për ruajtje të demokracisë.

13 Maj 2023, 12:09 Nga f.i
Takimi me ambasadoren e USAID/ Osmani: Kosova, burim stabiliteti kur tensionet
Samantha Power dhe Vjosa Osmani

KOSOVË- Pas takimit me administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, Samantha Power, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se deri më tani USAID ka investuar mbi 1 miliard dollar në Republikën e Kosovës. Ndër të tjera, Osmani deklaroi sot se orekset për destabilitet e tension janë në rritje nga autokratët dhe satelitët e tyre. E përkundër këtyre sfidave, ajo theksoi se po vazhdojnë përpjekjet për avancim të qëndrueshëm të demokracisë, shkruan Kosovapress.

Presidentja Vjosa Osmani u shpreh se Kosova dhe populli i saj do të jenë gjithmonë mirënjohëse për kontributin e popullit amerikan. Ajo theksoi se është krenare që progresi ndër vite po njihet ndërkombëtarisht, duke shtuar se Kosova qëndron si një ndër performuesit dhe reformatorët më të mirë në indekset globale për sundim të ligjit dhe për ruajtje të demokracisë.

'Republika e Kosovës tashmë është një ditë shprese dhe një burim stabiliteti në një kohë kur orekset për destabilitet, për tension dhe për konflikt janë gjithnjë në rritje në kontinentin tonë”,- tha Osmani.

Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhbillim Ndërkombëtar, Samantha Power potencoi se USAID bën përpjekje që të shtyjë para reformat që të avancojnë përparimin ekonomik, mundësitë e punësimit për të rinjtë, e rritjen e sektorit që janë në zhvillim e sipër. Gjithashtu Power deklaroi se në takimin e sotëm u diskutua edhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, duke thënë se marrëdhënien e tyre do e ndihmonte edhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. 

vjosa osmani

Sondazh

Poll