Bota

Kryen ndërhyrje estetike për tu dobësuar, 34-vjeçarja humb jetën në spitalin në Turqi, shoqja e saj pëson dëmtime serioze

Sophie Hunt, 34 vjeç, dhe Danielle, 32 vjeç, zgjodhën një klinikë në Stamboll me shpresën se do të bënin bark me Liposuction të shpejtë dhe të lehtë.

13 Maj 2023, 11:45 Nga m.s
Kryen ndërhyrje estetike për tu dobësuar, 34-vjeçarja humb
Sophie Hunt, 34 vjeç (VIKTIMA)

TURQI- Dy shoqe nuk do ta kishin menduar asnjëherë se një ndërhyrje në Turqi për humbje peshe, do të sillte pasoja me jetën për njërën prej tyre.

Sophie dhe Danielle fluturuan në Turqi për një operacion estetik, për të patur një trup që ato ëndërronin. Por asgjë nuk shkoi mirë, pasi brenda 48 orëve njëra prej tyre ndërroi jetë e tjetra u shpërfytyrua.

Sophie Hunt, 34 vjeç, dhe Danielle, 32 vjeç, zgjodhën një klinikë në Stamboll me shpresën se do të bënin bark me Liposuction të shpejtë dhe të lehtë. (Liposuction është një procedurë kozmetike që përdoret për të hequr yndyrën e padëshiruar të trupit)

Nëna e dy fëmijëve, Sophie, vdiq dy ditë pas operacionit të saj, ndërsa Danielle pësoi dëmtime të rënda me shëndetin.

Danielle, nga Northampton tha: “Unë ende kam ëndrra që kam ngecur atje në spital. Duhet të jem mirënjohëse, sepse jam gjallë, por shpesh do të doja që Sophie të ishte në vendin tim. Unë e di tani se fluturimi jashtë vendit për një operacion të lirë thjesht nuk ia vlen."

Motra e Sophie, Aimee tha: “Kirurgjia është e rrezikshme. Nëse po mendoni ta ndërmerrni atë, ju lutemi mbani mend se merrni atë për të cilën paguani. Kurseni dhe bëjeni atë privatisht në shtëpi në Mbretërinë e Bashkuar. Mendova se Sophie do të ishte e sigurtë. Por në vend të kësaj, ajo vdiq e vetme në një vend të huaj”.

Sophie, gjithashtu nga Northampton, punonte si kuzhiniere në çerdhe. Ajo ishte gjithashtu e pasigurtë për trupin e saj, ndërsa u përpoq të humbiste peshë me dietë dhe stërvitje.

Ajo së pari zbuloi planet e saj për t'u nisur jashtë vendit për operacion në janar 2022, dhe i premtoi familjes së saj se do të bënte shumë kërkime.

Pavarësisht kundërshtimeve të mamasë së saj Sandra, Sophie kishte rezervuar operacionin e saj për në muajin mars dhe fluturoi për në Turqi bashkë me Danielle.

Sipas faqes së internetit: “Klinika e Estetikës GNR është një klinikë speciale për të gjithë kirurgjinë estetike. Pretendimi ynë është të ndihmojmë pacientët tanë përmes përvojës dhe përsosmërisë drejt bukurisë natyrore”.

Megjithatë, The Sun ka zbuluar se GNR nuk është një klinikë mjekësore e regjistruar në Turqi. Ajo operon si një agjenci e turizmit shëndetësor dhe kur u përball me The Sun, stafi pretendoi se "mund të bëjë vetëm transferta në aeroport dhe transaksione akomodimi në hotel" sipas ligjit turk. /Dosja.al

danielle sophie

Sondazh

Poll