Bota

Gjermania sekuestron asete nga jahti luksoz i oligarkut rus

BKA thotë se biznesmeni rus Farkhad Akhmedov është në pronësi të varkës.

12 Maj 2023, 15:50 Nga a.l
Gjermania sekuestron asete nga jahti luksoz i oligarkut rus
Sekuestrohet jahti në Gjermani

GJERMANI- Zyrtarët gjermanë sekuestruan asete nga një jaht i ankoruar në Hamburg që është i lidhur me një oligark rus. Lajmi është bërë i ditur nga një zëdhënës i zyrës së prokurorisë. Bastisja u krye nga zyrtarë që vepronin për Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Frankfurtit dhe Zyrën Federale të Policisë Kriminale ( BKA ) në portin e Hamburgut të enjten, shkruajnë mediat e huaja. 

Ata sekuestruan objekte arti që thuhet se vlejnë disa milionë dollarë. Federata po hetohej me dyshimin për shkelje të ligjit të tregtisë së jashtme dhe pagesave. Objekti në fjalë është Luna, një jaht luksoz. BKA thotë se biznesmeni rus Farkhad Akhmedov është në pronësi të varkës.

Ai është në listën e personave që do i nënshtrohen sanksioneve të vendosura nga BE në vazhdën e agresionit në Ukrainë nga Rusia në shkurt 2022. 

sanksione ndaj rusise

Sondazh

Poll