Bota

BETEJA për qytetin lindor/ Ukraina: Jemi drejt fitores në Bakhmut

Rusia ka mohuar raportet për fitoren e Ukrainës, pas pretendimeve nga të dyja palët.

12 Maj 2023, 14:32 Nga a.l
BETEJA për qytetin lindor/ Ukraina: Jemi drejt fitores në Bakhmut
Foto ilustruese

UKRAINË- Ukraina deklaron se ka rimarrë terrenin në Bakhmut, pas disa muajsh përparim luftarak nga forcat ruse në qytetin lindor. Zëvendësministrja e Mbrojtjes Hanna Malyar tha se forcat ukrainase përparuan dy kilometra (1.2 milje) në një javë. Rusia ka mohuar raportet për fitoren e Ukrainës, pas pretendimeve nga të dyja palët, shkruajnë mediat e huaja. 

"Deklaratat individuale në Telegram për një "përparim" në disa pika në vijën e frontit nuk korrespondojnë me realitetin. Situata e përgjithshme në zonën e operacionit special ushtarak është nën kontroll," tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Bakhmut është bërë një territor simbolikisht i rëndësishëm - megjithëse shumë ekspertë vënë në dyshim vlerën e tij taktike.
Në një postim në Telegram, zonja Malyar tha se Bakhmut është bërë një objektiv me rëndësi pothuajse të shenjtë për Rusinë.
Ajo akuzoi Kremlinin se njëkohësisht pretendonte fitore të rreme nga njëra anë, ndërkohë që përhapte gënjeshtra për mungesën e armëve dhe municioneve. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll