Bota

"Redukton varësinë nga Rusia", BE planifikon kabllon e internetit nënujor në Detin e Zi

Kablloja prej 45 milionë eurosh do të lidhë vendet anëtare të BE-së me Kaukazin nëpërmjet ujërave ndërkombëtare të Detit të Zi, duke u shtrirë në një hapësirë ​​prej 1,100 km. Projekti synon të zvogëlojë "varësinë e rajonit në lidhjen tranzit të fibrave optike tokësore përmes Rusisë".

12 Maj 2023, 13:25 Nga f.i
"Redukton varësinë nga Rusia", BE planifikon kabllon e
foto ilustruese

EUROPË- Bashkimi Evropian së fundmi ka planifikuar që të instalojë një kabllo interneti nënujore për të përmirësuar lidhshmërinë në Gjeorgji dhe për të reduktuar varësinë nga linjat që kalojnë nëpër Rusi, mes shqetësimit në rritje për dobësitë në infrastrukturën e të dhënave, shkruajnë mediat e huaja.

Kablloja prej 45 milionë eurosh do të lidhë vendet anëtare të BE-së me Kaukazin nëpërmjet ujërave ndërkombëtare të Detit të Zi, duke u shtrirë në një hapësirë ​​prej 1,100 km. Projekti synon të zvogëlojë "varësinë e rajonit në lidhjen tranzit të fibrave optike tokësore përmes Rusisë", tha Komisioni Evropian në një dokument politikash.

BE-ja dhe Gjeorgjia identifikuan së bashku nevojën për kabllon e internetit të Detit të Zi në 2021 për të përmirësuar lidhjen dixhitale të Gjeorgjisë. Megjithatë, lufta në Ukrainë i ka shtuar shtysë projektit, duke pasur parasysh nevojën për të shmangur mbështetjen në “lidhjet që nuk janë të sigurta apo të qëndrueshme”. 

Ndërkohë stacionet tokësore ku përfundojnë linjat nënujore konsiderohen të prekshme nga përgjimi, hakerat dhe vjedhjet, kështu që këto infrastrukturë mbikqyren nga afër.

kabllo nenujore be rusia

Sondazh

Poll